Këngëtarja Ajnez Unaza,premton shumë, me tekstin e Mimoza Gjetaj merr çmimin”The best Talent”,me këngën ‘’TINGUJ ENDERRASH’’

0

                    Këngëtarja Ajnez Unaza, është një  këngëtare fëmijë vet[m 7 vjeçare,  që tashmë premton shumë. Ajo me  tekstin e përkryer të  poetes shkodrane Mimoza Gjetaj merr çmimin ”The best Talent” në  festivalin e fëmijëve ‘’Akullore  fest’’ , me këngën  fëmijëve ‘’TINGUJ ENDERRASH’’   Teksti Mimoza Gjetaj. Muzika dhe Orkestrimi Andi Unaza, këndon Ajnes Unaza, ky trio  tashmë   janë  një shpresë e re e artit krijues e muzikor  që presim të na japin vlera  të patjetërsueshme artistike të  këngëve për fëmijë e të rritur. Kjo këngë për fëmijë është një përmbledhje ndjenjash shumë e njohur dhe muzika ku identifikohet më shumë se  sa  të  ishte ajo vetëm për fëmijë .Kjo këngë për fëmijë,  përmbledhë këngë të kënduara në festivale për fëmijë ose,kjo  me  këngë për fëmijë  i ngjanë  atyre  këngëve ,që i kanë rezistuar kohës dhe janë kënduar brez pas brezi, edhe kjo këngë  kështu do të mbetet  e tillë. Festivalet e këngës për fëmijë janë shumë të rëndësishme në jetën artistike dhe në zbulimin e talenteve siç  është  Ajnes.  Fëmijët kanë nevojë për muzikën e tyre dhe në Tiranë, Shkodër, Prishtinë në  Romë në  Hamburg  e kudo  që janë shqiptarët e jo vetëm ata . Poetja e madhe  Mimoza  Gjetaj  i ka  dhënë mundësi një  talente të vogël të këndojnë nëpër Festivale të dedikuar vetëm për fëmijë  e ku ajo shpërblehet dhe me meritorja  autorja  e tekstit , dhe vete këngëtarja  Ajnes Unaza  bashkë ma  babin e saj Andi.  Teksti Mimoza Gjetaj , me një stil të  perfeksionuar e bënë fituese. 

‘’Si notat mbi pentagram

Fluturojmë në galaksi

Me gjuhë të përbashkët

Babi unë dhe ti

 Mbi tastiere tinguj ëndrrash

Të dy bashkë unë dhe ti

Kompozojmë babë e bijë

Do . Re . Mi.fa sola ..si do..

Eja bashkë të këndojmë

Melodinë e jetës sime

Me zërin tim tinguj ëndrrash

Dhjetëra suksese dhe përgëzime…

Këto vargje me kaq  përkushtim e orkestrim të  akorduar   për një  këngëtare  7 vjeçe  janë më shumë se sukses, Prandaj  emri  i kësaj këngëtare, me emrin e madh të  poetes Mimoza  Gjetaj,  na japin një shpresë  të patundur  se   do të  kemi mundësi të  kemi art muzikor, artistik e  letrar   të nivelit botëror të këtij zhanri në muzikë. Urojmë që ky  trio i këtij shpërblimi  për poeten Mimoza Gjetaj , babai Andi Unaza dhe Ajnes  Unaza, të jenë margaritarët e shumë të kombit tonë  që të  na prezantojnë sa më suksesshëm, e sa më dinjitetshëm , në  botën artistike, Urimet e këtij viti  mund të përgëzohen më këtë sukses /www.qendrapress.com/    

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *