Këshilli Komunal për Sigurin në Bashkësi në takimin e radhës diskutuan për gjendjen e sigurisë dhe  rastet  si të qenëve endacak dhe lypsarët.

          Kryetari i komunës së Prizrenit Shaqir Totaj,sot ka ftuar Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi , ku me këtë rast  kanë diskuruar për sigurinë e përgjitshme në  komunën e Prizrenit. Në këtë takim  ishte edhe drejtori i Emergjenecave Sead Arifi, ku rendi i ditës ishte themelimi i ri më disa  ndryshime  i KKSB-së  tani pas mandatit të dytë. Pas miratimit të rendit të ditës  për  sigurin, raportin Policia e Kosovës.Ku filliisht komandanti i stacionit  në Prizren Nexhdet Mrasori, raportoi për të gjitha raste  e evidentuara dhe  tha se gjendja  e përgjithshme është  e mirë. Po kështu  nga policia raportoi edhe Haxhi Kabashi stacioni veri lidhur me gjendjen në përgjithësi. Toger Arsim Bytyqi togeri tashmë  ushtrues I komandantit të trafikut në  Prizren, ku raportoi për  aksidentt  në komunikacion, ka tha se tri raste kanë qenë me fatalitet.Lidhur me trotinetat deshi të mësojë më shumë kryetari Totaj,Komandanti I policisë në pikën  kufitare  në Vërmicë Azem Krasniqi, foli për pikën  kufitare   dhe  puna  e kësaj pike kufitare. Duke pohuar se kjo pikë është ndër pikat më të frekuentuara në gjithë Kosovën.Vija e gjelbërtë togeri Latif Hoxhaj, raportoi lidhur me vijën e gjelbërtë dhe vija e kaltërtë, ku tha se gjendja e sigurisë është e qetë, pastaj raportoi  për patrollimet në  këtë  pikë dhe vijë të gjelbërtë.

Nehat Vehapi  nga  Lubizhda  tha se edhe  për një mandat  më kanë besuar dhe pastaj  raportoi për gjendjen në atë rajon.Kryetari Totaj me këtë rast ka folur për gjendjen  e  rënduar që  e ka komuna pasi me  format përmbaruese  u janë  marrë shumë mjete  financiare, Andaj, edhe  Qendra  për strehim të qenëve endacak ka  një ngecje për shkak të mungesës  financiare.

Dhe pika e sygjerimeve foli Hajrim Çengaj, foli lidhur me  gjendjen e  fëmijëve.Kurse  kryetari kërkoi që  të bëhet një zgjedhje për lypsarët e bashkë me ate edhe ata që  sillen me disa tarabuke në  ‘’Shadërvan’’.

Në këtë temë  Sedat Bajrami u përqëndrua  paraqitje e arinjëve nëpër oborre të shtëpija në  fshatrat e Luginës së Lumbardhit. Eroll Shabani  nga shoqëria civile u përqndrua  tek mbrojtja e ambieteve.

Në këtë takim pati edhe diskutime tjera , kurse pjesmarrës  pati edhe nga kleri fetar