Komandant Tahir Sinani i kthehet i shkrirë në bronz Tropojës legjendare

               Nesër më 5 maj, pikërisht në Ditën e Dëshmorëve të Atdheut, Komandant Tahir Sinani , komandant i tri luftërave çlirimtare  po i rikthet Tropojës  i shkrirë në bronz. Komandant i luftës së UÇK-së Rexhep, Krasniqi, me këtë rast në  profilin tij  në fb, në rikujtim të këtij legjendari  shkruan;’’ Të nderojmë jetën dhe veprën e ;Kom Tahir Sinanit, në Tropojën e Ali Ibrës e,MIC Sokolit,,,,!

L A V D I ! . Po kështu komandant Krasniqi, rikujton edhe shumë evokime të tija  nga  lufta e lavdishme e UÇK-së. Duke rikujtuar edhe shumë beteja të përbashkëta  që u bën në kuadër  të ZOP-it , komandant i së cilës ishte  Tahir Sinani e ku komandant Krasniqi ishte  komandant e luftëtarë  i  lirisë. Nesër  besohet si shumë  ish ushtar tani veteran të luftës së UÇK-së dhe  UÇMB-së e të tjerë  do të  nderojnë  komandant Tahir Sinanin,  dhe veprën e tij të  luftës./www..QendraPress.com/