Komisioni për Komunitete, në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit takojnë drejtorin dhe stafin udhëheqës.

 Drejtori i Spitalit  të  Prizrenit Osman Hajdari, dhe stafi profesional sot,   kanë pritur   përfaqësuesit e Komisionit për Komunitete,prirë nga kryesuesja Sevilaj Hapçi, me të cilët  kanë zhvilluar një takim konstruktiv rreth të drejtave të punëtorëve, përfaqësimit të komuniteteve dhe çasjes së barabartë në shërbimet shëndetësore . Gjatë takimit drejtori Hajdari tha se kemi  prezantuar punën, organizimin dhe zhvillimet e fundit në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit, duke përfshirë investimet e realizuara, përfaqësimin e komuniteteve në institucionin tonë dhe angazhimin e spitalit të vazhdueshëm për ofrimin e shërbimeve cilësore për të gjithë qytetarët pa dallim.

Drejtori Hajdari  tha se vlerësojë interesimin dhe gatishmërinë për bashkëpunim e Komisionit për Komunitete, si dhe diskutimin e hapur me punonjësit tanë nga komunitetet jo-shumicë, të cilët japin një kontribut të rëndësishëm në funksionimin e spitalit. Spitali i Prizrenit mbetet i përkushtuar ndaj vlerave të barazisë, respektit, përfshirjes dhe trajtimit dinjitoz të çdo punëtori dhe pacienti.

Ky ishte një takim shumë I frytshëm