Komuna e Prizrenit ndan Çmimin e lirisë ‘’Remzi Ademaj’’ për Adem Demaçin /post mortum/ dhe promovohet vepra ‘’Adem Demaçi- Triada D’’me autor Besim Baraliu

                  Me rastin  e 90- Vjetorit  të lindjes dhe 8- Vjetorit të ndarjes nga jeta, e veprimtarit dhe atdhetarit Adem Demaçi,me propozim të kryetarit ët Komës së Prizrenit Shaqir Totaj, Komuna e Prizrenit ndan Çmimin e lirisë ‘’Remzi Ademaj’’,për Adem Demaçin /post mortum /dhe promovohet vepra ‘Triada Demaçiane /Jeta si fiksim qëndrim dhe guxim/Adem Demaçi dhe etika e integritetit në kohë sprove/’’me autor Besim Baraliu. Besim Baraliu njëherit edhe bashkëveprimtar i devotshëm  me Adem Demacin gjatë  gjithë veprimtarisë së tij atdhetare. Në sallën e Asamblesë  komunale në praninë e një numri të madh intelektualësh e ku ishin edhe  ish kryetarët e komunës :Kadri Kryeziu,Ramadan Muja, pastaj deputet si.Vlora Çitaku, Elmi Reçica, kryetari i komunës së  Prizrenit Shaqir Totaj, nënkryetari i Komunës  Kujtim Gashi, kuvendarë , ekzekutiv e shumë personalitete  nga :Prishtina, Prizreni dhe  Suhareka dhe i biri i Demaçit, Shqiptar Demaçi familja  Remzi Ademaj dhe të tjerë.Hapjene  bëri  kryetrai kuvendit prof dr Simir  Krasniqi.

Përderisa  kryetari I Komunës  Shaqir Totaj, me këtë rast  pas përshendetjeve tha  sot jemi mbledhë  jo vetëm ta  rikujtojmë  po  këtu jemi  për të parkujtuar personin që  I ka  tejkaluar edhe kohët. Adem Demaçit për 28 vjet ia morën lirinë personale ,por ,nuk arritën të ua marrin  lirinë  e mendimit .Andaj,Parlamenti Evropian e ka vlerësuar lartë. Vepra e Adem Demaçin nuk matet, vetëm më  vitet e  liftës, por ,doli pët të lërkuar liri dhe dinjietet, tha kryetari Totaj.Pastaj ai vazhdoi,se Demaçi na mësoi se atdheun nuk duhet dashur vetëm me fjalë.

Shqiptar Demaçi, tha se unë se kam njohur Remzi Ademaj , di vetëm aq sa kam lexuar.Pastaj, tha se ua të falenderojë  të  gjithë  komuën të  burgosur  politik.

Pas kësaj i dorëzohet çmimi Shqiptar Demaçit nga  kryetari Totaj  dhe i biri I Remzi Ademajt

Me këtë rast u bë  edhe promovimi i librit, ku për librin fjalë rasti mbajti redaktori I librit Arben Veselaj,i cili  tha s e tashmë  vije  libri I dytë brenda një viti. Ai tha s e libri është një anlizë  politike dhe kemi një libër që është një libër që ngrit ndërgjegjjen e lexuesit.Autori në libër ka ndjekur rrugën e kombit tha ai.Ai pasatj i bëri një analizë  estestiko -artistike dhe kombëtare librit dhe autorit Baraliu.

Për librim foli edhe Behxhet Shala, kur e kam lexuar librin e parë e para lënë në gjysmë,Kurse këtë të dytën e lexova me kënaqësi. Autori  ka bërë një libetr  për mbrojtje të disertacionineve. Autori është  tepër I thellë dhe  filozofik.

Së fundi Autori I librit Besim Baraliu  , duke falenderuar gjithë të pranishmit. Sot ndihem I priveligjuar që sot, para jush  që promovoj  librin për njerin që jetën e tij e shëndroi simbol të rezistencës Adem Demaçi. Pastaj falenderoi edhe të  gjithë ata që  kam ndarë  jetën dhe  bashkëvujatjen  në  burgun dhe njgritjen time. Ky  besoj është  një fryt I kolektivit tonë. Ky libër nuk është veëëm një libbër , por është edhe mekanizmi që krijoi rezistencë,tha ai dhe  vazhdoi. Pas promovimit u organizua edhe njw koktej rasti /QendraPress/