Koordinimi me SHBA – ndalë planet ruse në Ballkan. –Shkruan:Hisen BERISHA,Deputet i Parlamentit të Kosovës.

     Putin është në luftë të hapur kundër SHBA-vë! Aktualisht sipas zhvillimeve në Ukrainë dhe ofensivës ukrainase, Putin për të shpëtuar rajonet e aneksuara atje, do ta fus Serbinë direkt në luftë. Si ushtarak, besoj se lokaliteti më i mundshëm është Kosova. Deklarata e kryeministres së Serbisë Bernabiç, se “1244, lejon forcat e Serbisë të vendosen në Kosovë”, gjoja për mbrojtur serbët e rrezikuar, është deklaratë e stisur nga Moska! Shkalla e rrezikut është e lartë, prandaj institucionet e Republikës së Kosovës do të duhej ta shpallin gjendjen e koordinimit më të ngushtë me SHBA-të në mënyre që të shmangen planet ruse në Ballkan./www.qendrapress.com/