KOSOVA RREZIKOHET NGA PAPËRCAKTUESHMËRIA POLITIKE E QEVERISË –Shkruan;Gjeneral Hisen Berisha

0

                    Kosova një zonë zgjedhore është pikërisht për shkak të temave të përgjithshme dhe me peshë për tërë shtetin e jo për pjesë të ndara . Organizimi në zona zgjedhore i sistemit në fjalë kishte për qëllim përqendrimin e përfaqësimit dhe përqendrimin e përgjegjësisë përfaqësuese. Por, qenia një zonë zgjedhore nuk do të thotë se e pengon që situata në cilëndo pjesë të territorit të Kosovës të ndjehet , përfaqësohet dhe afektoj njëjtë tek të gjithë bartësit dhe përfaqësuesit institucional. Zhvillimet e sotme në veri të Mitrovicës përkatësisht në afërsi dhe në Urën e Ibrit si lokacion specifik, por edhe në një moment kritik pikërisht kur në Prishtinë dhe Beograd do të qëndroj delegacioni i lartë i BE-së dhe SHBA-së, ku dhjetëra persona sulmojnë policinë e Kosovës me fishekzjarrë, është indikativ dhe do ti hapte rrugë idesë që po qarkullon në “non paper” për autonominë vetëqeverisëse të veriut të Kosovës si njësi administrative e pavarur që do të organizohet si Distrikti i Pavarur i Kosovës Veriore me të gjitha ingirencat e shtetësisë (siç në një dokument te publikuar më parë). Por, ku është roli i qeverisë në këtë situatë?! Ajo pa dyshim që ka të gjithë përgjegjësinë që të vëj në veprim të gjithë mekanizmat që sigurojnë identitetin territorial, sovranitetin politik, rendin dhe qetësinë në vend me theks zonat e krizës si në Mitrovicë. Ajo që është shqetësuese është nëse kjo qeveri dhe kryeministri Kurti e ndjenë këtë përgjegjësi dhe mund ta bëj këtë. Kosova ka institucionet e veta për mbajtjen e rendit kushtetues dhe ligjor në tërë territorin ku e shtirini sovranitetit e saj. Kjo përfshinë çdo skaj të vendit brenda kufijve ku u njoh pavarësia e Kosovës. Me lëvizjet serbe në veri të vendit dhe mbi urën e Ibrit po tentohet që pikërisht kur në Kosovës dhe Serbi po qëndrojnë delegacioni i lartë i BE dhe SHBA, për dialogun dhe përmbylljen e marrëveshjes finale në mes Kosovës dhe Serbisë, po tentojnë të përçojnë mesazhin e jo tolerancës në territorin unik të Kosovës, duke pretenduar “Distriktin e Pavarur të Kosovës Veriore” si fazë tranzitore drejt “Autonomisë” territoriale e politike. Prandaj qeveria dhe politika kosovare duhet me urgjencë të vepron me gjuhen e kushtetutës dhe deklaratës së pavarësisë si dhe vendimit të GJND, për ta shpëtuar Kosovën nga këto pretendime. Qëndrimet refuzuese ndaj marrëveshjes së zotimeve në Uashington, qëndrimi mospërfillës ndaj të dërguarit amerikan për Ballkanin, implementimi me marrëveshje në Bruksel i “shengenit” aziatik për Ballkanin dhe pas lëvizjeve të fundit skandalizuese në politikën e jashtme të Kosovës, po pretendohet edhe përfshirja e Rusisë dhe Kinës si “dorëzani” të Serbisë në dialog. Kjo situatë dhe politikat evropiane, po u futen në mes Kosovës dhe SHBA-ve, do të qojnë në zhbërjen e shtetësisë së Kosovës. Nisur nga kjo rrethanë, duhet të mendojnë në një qeveri të shpëtimit të karakterit teknik dhe profesional, për ta shpëtuar Kosovën si shtet të pavarur e sovran me integritet unik territorial. Partnerët tanë strategjik kanë mjaft arsye për të mos i besuar asnjë qëndrimi mëkues të Beogradit. Historia jo e largët flet për deponimin armiqësor sllavoserb ndaj shqiptarëve , BE, NATO dhe vet SHBA. Mjafton të kthejmë kokën prapa dhe të shohim sjellje e tyre vandale ndaj simboleve të identitetet ve këtyre komuniteteve, në politikbërjen dhe deponimin mbare popullor serb. Por, është e pa tolerueshme dhe tejet me rrezik për ekzistencën tonë si identitet territorial, politik dhe nacional, të shfaqet mos qëndrueshmëri orientuese e spektrit politik qeverisës të Kosovës në këtë proces. Tregues të tillë na shtyjnë kah zbatimi i kushtetutshmërisë në raport me liritë dhe të drejtat universale për të gjithë qytetarët kosovar. Po ashtu edhe trashëgimia kulturore e fetare në vendin tonë duhet ti nënshtrohet trajtimit unik ligjor brenda juridiksionit të Kosovës. Ligji për trajtimin e objekteve fetare duhet të jet i njëjtë si ai për manastirin e Deçanit ashtu edhe për të gjitha kishat, manastiret, xhamitë , teqetë, sinagogat e objekte tjera të kultit dhe trashëgimisë kombëtare dhe ndërkombëtare. Nuk mund të flitet për një shtet stabil ligjorë nëse brenda juridiksioni të Kosovës u dashka të na ndërhyj një gjuhë ligjore jashtë sistemit tonë juridik dhe të drejtësisë. Këso standarde të dyfishta janë eksperimentim që nuk e duron asnjë sistem juridik i konsoliduar. Prandaj duhet konsistencë në vlerat shtetërore të Kosovës dhe pulitka konsistente, të qëndrueshme dhe koherente me objektivat tona nacionale. Kjo kërkon një Platformë nacionale e cila i kornizon parimet mbi të cilat do të zhvillohet dialogu, nga të cilat nuk guxon të devijohet. Përndryshe, nënshkrimi në çfarëdo dokument-marrëveshje që cenon sovranitetin politik, integritetin territorial dhe subjektivitetin politik ndërkombëtar të shtetit. Ketë mund ta bëjë një klasë politike e qëndrueshme dhe e strukturuar kombëtarisht. Shteti përmes ligjit, me mekanizmat shtetëror duhet të veproj. Është momenti i fundit të dëshmojmë seriozitetin e dorës së shtetit ashtu siç bënë me 2011, kur u pa se aty ku vepron shteti dhe ligji bandat dhe organizimet mafioze nuk kanë qëndrueshmëri. Për këtë na duhet unitet politik gjithëpërfshirës ./qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *