Krasniqi për grevat: Jemi në një situatë kur i tërë vendi është në rrezik të futet në bllokadë 

                                  Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi në seancën e sotme të Kuvendit ku po debatohet për grevën në arsim, ka thënë se nuk duhet të harrohet se nuk janë vetëm mësimdhënësit ata që kanë hyrë në grevë, por se në grevë janë edhe shërbyesit civil dhe administrata në universitete, si dhe ka pasur paralajmërime për greva edhe në sektorin e shëndetësisë.Krasniqi ka thënë se bëhet fjalë për një situatë ku i tërë sistemi i shtetit mund të bllokohet.Ai ka kërkuar nga kryeministri Kurti që të sillet si kryeministër i të gjithëve dhe të gjejë zgjidhje për të dalë nga kjo situatë.“Qeveri nuk ka. As në detyrë as në Kuvend. Sot po e vazhdojmë diskutimin e nisur para një jave. Ne po flasim për grevat e mësimdhënësve, por në grevë janë edhe shërbyesit civilë, edhe administrata në universitetet. Nuk është problemi vetëm me arsimin. Janë edhe dhjetëra, mijëra punëtorë të tjerë që janë duke grevuar. Ka pasur greva, apo paralajmërime edhe në sektorin e shëndetësisë. Po flasim për një situatë, kur krejt vendi, sistemi është në rrezik me u blloku. Kryeministri shkoi na Kuvendi, por para saj Kurti tha “se krejt kanë problem me të”. Qysh është e mundur që një kryeministër ta thonë një absurditet të tillë. Është akoma më e pakuptimtë për vetëm faktin se si është e mundur me të votu mbi 50 përqind populli më 14 shkurt, e qysh u bërën ata njerëz me ta pasë inati. Pse me pasë këso paranoja. Nuk janë krejt tu u marrë me Kurtin, por ai duhet me u marrë me krejt sepse e ka përgjegjësi”, tha Krasniqi.Paraprakisht, në fjalimin e tij, Kurti ka kritikuar opozitën se po e përdorë grevën si “armë kundër tij”. /Reporteri.net