Kryeministër Kurti, Kosovën e ke shëndrruar në shtet të ikjes, sepse  veç ikjen e ke në shpirt-Shkruan;Liridon LUSHAJ

                  Kryeministër Albin Kurti, saherë  që  na bie të ju përmendim emrin Tuaj, na kap pikëllimi, sepse  e keni bërë Kosovën në një shtet të shkretëruar në një shtet të ikjes dhe shtet pa ardhmëri. Kryeministër pikëllimi na merr , kur shohim shifrat e ikjes, kur shohim se si ke urrejtje patologjike ndaj secilit luftëtarë  lirie. Ata që  ishin bijtë e lirisë dhe zëri i lirisë, janë  bërë fobia jote. Kryeministër, e di se  varret e gjyshërve,  e as  të asnjë  familjari nuk i ke në Kosovë.  Prandaj, si ta duash këtë vend  Kurse  familjen e ke në  Skandinavi dhe  ngrohja  jote  shpirtërore  për Kosovën  është siç është dielli skandivian . Kur i duhej Kosovës   vendime madhore, ende  e kemi të freskëta ato pamje  makabre. e dogje Kuvendin. I lëndove  policët i sakatove i fyeve  e shave  deri në pafundësi. Po si munde kaq  fort ta dëmtosh  këtë vend?!!!!!. Mjaft më  me gënjeshtrat tua e pagesat pa fund ‘’armatës  ‘’ tënde të  fb për të sharë  gjithçka kombëtare e për të lavdëruar  gjithçka  tradhtare. Mjaft më  kryeministër kur i  gënjeve  e u shite’’patriotë’ me rastin Banjskës.  Na trego  çka ke nënshkruar  e cila është marrëveshja  që ke firmosur, trego detajet e asaj marrëveshje, e mos  na u shit më patriotë se , patriotizmi yt  po dështon tashmë në çdo version. Kryeministër  sa  fort gabime ke bërë,  e këtë copë toke e ke shëndrruar në  shkretëtirë, duke  ikur të rinjtë, duke  ikur tash edhe  intelekektualët. Ku po e qon Kosovën. Edhe dorëheqja jote  nuk  vlen pa përgjegjësi, sepse kaq  fort e dëmtove  këtë copë Arbërie ,e  bëre  me sanksione, e vëre  të  rrejtur, sepse  nuk e deshe as  edhe diellin që ngrohë  botën . Kryeministër më vjen keq  sa shumë  të këqija  i solle Kosovës. Por, mos harro se  secili nga ne  kush i bëjmë keq atdheut,  së pari e dëmtojmë shpirtin personal e pastaj  i sjellim të  keqe  kësaj toke që  ndër shekuj  u përbaltë e u tradhtua…/www.qendrapress,com/