Kryetari i Prizrenit Totaj,reagon për neglizhencën e qeverisë së ‘’praktikantëve ‘’ siç e quan qeverinë aktuale.

                   Kryetari i komunës së Prizrenit  Shaqir Totaj reagon për neglizhencën e qeverisë së ‘’praktikantëve ‘’ siq e quan qeverinë aktuale. Ai në  faqen e tij elektronike ka shkruar

   ‘’Vazhdojnë aksidentet me pasoja fatale në autostradën Ibrahim Rugova.

Qeveria e praktikantave në detyrë nuk po tregon as minimumin e aftësisë për t’u kujdesur jo vetëm për pastrimin e dheut të shembur, por edhe për stabilizimin e terenit.

Deri kur paaftësia e ministrave praktikanta do të shkaktoj humbje jetësh të njerëzve të pafajshëm?’’. Kurse  ditë më parë ai pati shkruar se ‘’ Si subjekte politike, kemi detyrimin kushtetues dhe moral ndaj vendit që të shmangim çdo jostabilitet të ri të institucioneve. Ftoj të gjithë liderët e partive parlamentare të angazhohen menjëherë për gjetjen e një konsensusi të gjerë për zgjedhjen e Presidentit të ri dhe formimin e shpejtë të një ekzekutivi stabil me mandat të plotë katërvjeçar.

Kosova përballet me sfida të mëdha ekonomike dhe gjeopolitike që nuk presin. Interesi i shtetit dhe i qytetarëve tanë duhet të qëndrojë mbi çdo interes të ngushtë partiak.”shkruan Totaj./QendraPress/