Kryetari Shaqir Totaj nënshkroi sot Marrëveshje Bashkëfinancimi me Fondacionin “Terre des hommes Lausanne” në Kosovë.

Kryetari  i komunës së Prizrenit Shaqir Totaj, nënshkroi sot, Marrëveshje Bashkëfinancimi me Fondacionin “Terre des hommes Lausanne” në Kosovë, për vazhdimin e mbështetjes dhe shërbimeve të specializuara për fëmijët në situatë rruge dhe fëmijët në rrezikshmëri të lartë.

“Përmes kësaj marrëveshjeje, do t’i forcojmë shërbimet në Qendrën në Nashec dhe bashkëpunimin me Qendrën për Punë Sociale e Policinë e Kosovës, duke vendosur mbrojtjen dhe mirëqenien e fëmijëve në qendër të angazhimit tonë” – u shpreh me këtë rast Kryetari Totaj. Aktivitetet  e pa ndalura  të kryetarit Totaj, vazhdojnë edhe në këtëo ditë të nxehta vere,Në këtë takim ishte edhe nënkryetari i komunës  Kujtim Gashi./QendraPress/