Kryetari Shaqir Totaj priti sot Ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në Kosovë, Sh.T. Borut Blaj.

       Kryetari Shaqir Totaj priti sot Ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në Kosovë, Sh.T. Borut Blaj, i shoqëruar nga Milena Radenković, Zëvendës Shefe e Misionit, me ç’rast diskutuan për projektin “Naše Pravice” (“Të Drejtat Tona”), që po zbatohet nga IPEDU dhe që fokusohet në promovimin e të drejtave të fëmijëve dhe avancimin e edukimit në shkolla.

Gjatë bisedës u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm dhe u shqyrtuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Prizrenit dhe partnerëve sllovenë në fushën e arsimit, me theks të veçantë në aktivitetet dhe programet për nxënësit dhe shkollat e komunës sonë.

Po ashtu, pjesë e diskutimit ishte edhe gjetja e mundësive për bashkëpunim në fushën e zhvillimit ekonomik, duke pasur parasysh shkëmbimin dhe lidhjen e biznesmenëve nga të dyja shtetet.