Kryetari Totaj dhe stafi I tij pritën Shkëlqësinë e saj Anu Prattipati, e ngarkuar me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Kryetari i Komunës Shaqir Totaj, bashkë me nënkryetarin Kujtim Gashi dhe stafin e tij ,sot,pritën Shkëlqësinë e saj Anu Prattipati, e ngarkuar me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë. Kryetari pohon se ‘’Pata kënaqësinë ta mirëpres sot Shkëlqësinë e saj znj. Anu Prattipati, e ngarkuar me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, e shoqëruar nga drejtoresha e Peace Corps, Joanne Fairley dhe zyrtarja politike Sarabrynn Hudgins.
Gjatë takimit zhvillova bisedë të frytshme për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Prizrenit dhe Ambasadës së SHBA-ve, si dhe për mundësitë e reja të bashkëveprimit që kontribuojnë në zhvillimin e qytetit e në mirëqenien e qytetarëve tanë.
Mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara dhe partneritetin e fuqishëm që vazhdojmë ta ndërtojmë së bashku.’’.

/QendraPress/