Kryetari Totaj gjatë pritjes së organizuar për veteranët tha ju jeni vlera e këtij vendi

Me rastin e 12 qershorit ditës së çlirimit të Prizrenit,kryetari i komunës së Prizrenit Shaqir Totaj , ka organizuar një pritje për veteranëve të komunës së Prizrenit ,e ku sot, këtë pritje e nderuan edhe një grup i unifrmuar i veteranëve të UÇK-së, Fillimisht këtë takim e përshendeti nnëkryetari i komunës së Prizrenit Kujtim Gashi, i cili duke përshendetur takimin tha se sot Prizreni ka një varg organizimesh , por, ky i veteranëce ka rëndësi të veçantë.
Pastaj kryetari i komunës Shaqir Totaj , ka falenderur të pranishmit e njëherit të gjithë veteranët e Kosvës dhe të rënët që kanë sjellë këtë ditë lirie. Kjo që sot pash këtë grup veteranësh të uniformuar nga Prishtina,dua ti përshndes e urojë se kjo është një rijujtesë shumë e mirë. Ju jeni nderi më i madh që duhet dhe ju bëjmë sepse ju keni bërë që sot ta gëzojmë lirinë tha kryetari Totaj
Derisa Isa Berisha kryetar i OVL-së Dega në Prizren si njëri nga përjetuesit e ditës së çlirimit ka evokuar disa kujtime kur u çlirua ky qytet duke falenderuar sidomos Brigadën 125 e po kështu projektin e Komandat Drinit dhe shatbit udhëheqës . Ai rikujtoi edhe faktin se ende i ka në rikujtesën e tij ftyrat e Heronjve të Kosovës.
U shtra një koktej rasti dhe u lëshuan këngë atdhetare/QendraPress/