Kryetari Totaj gjatë pritjes së organizuar  për veteranët tha ju jeni vlera e këtij vendi

   Me rastin e 12  qershorit  ditës së çlirimit të  Prizrenit,kryetari i komunës  së Prizrenit Shaqir Totaj , ka  organizuar një  pritje për veteranëve  të komunës së Prizrenit ,e ku sot,  këtë  pritje  e nderuan edhe  një  grup i unifrmuar i veteranëve të UÇK-së, Fillimisht  këtë  takim e përshendeti nnëkryetari i komunës së  Prizrenit Kujtim Gashi, i cili duke  përshendetur takimin tha se  sot  Prizreni ka  një varg organizimesh , por, ky i veteranëce ka rëndësi të veçantë.

Pastaj kryetari i komunës  Shaqir Totaj , ka falenderur të pranishmit e njëherit të  gjithë  veteranët e Kosvës  dhe  të rënët që kanë sjellë këtë  ditë lirie. Kjo që sot  pash këtë grup veteranësh të uniformuar   nga Prishtina,dua ti  përshndes  e urojë se kjo është  një  rijujtesë shumë e mirë. Ju jeni nderi më i madh   që duhet  dhe ju bëjmë sepse  ju keni bërë që sot ta gëzojmë lirinë tha kryetari Totaj

Derisa  Isa Berisha kryetar i OVL-së Dega në Prizren si njëri nga përjetuesit e ditës së çlirimit ka evokuar disa kujtime  kur u çlirua  ky qytet duke falenderuar sidomos Brigadën 125  e po kështu projektin e Komandat Drinit dhe shatbit udhëheqës . Ai  rikujtoi edhe  faktin se  ende  i ka  në  rikujtesën  e tij  ftyrat e Heronjve  të  Kosovës.

U shtra  një koktej rasti dhe u lëshuan këngë atdhetare/QendraPress/