Kryetari Totaj, njofton se nga 10 gushti janë bërë gati varrezat e reja në Landovicë.

Për shkak të mungesës së hapësirave të lira për varrime të reja në Varrezat e Qytetit të Prizrenit dhe në Varrezat e lagjes ‘’Arbana’’, ju njoftojmë se duke filluar nga dita e hënë, më 10 gusht 2026, të gjitha varrimet e reja do të organizohen dhe realizohen në Varrezat e Reja në Landovicë.Kurse planifikimi i komunës ishte që atje të fillohet me varrime nga datë 21 gusht 2026.Mirëpo krzetari Totaj pohon se data 10 ishte domosdoshmëri . Kurse inagurimin zyrtar e bëjnë me 19 gusht pohoi kryetari Totaj
Ky ndryshim është bërë i domosdoshëm për shkak të gjendjes së krijuar në terren dhe nevojës për të siguruar një proces të rregullt, të sigurt dhe dinjitoz të varrimit.
Familjet e të ndjerëve, bashkësitë fetare dhe operatorët e shërbimeve funerale udhëzohen që, para organizimit të ceremonive të varrimit, të koordinohen me Drejtorinë e Shërbimeve Publike dhe KRM “Ekoregjioni” Sh.A. – Prizren.
Kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve gjatë kalimit të shërbimeve të varrimit në lokacionin e ri. tha kryetari Totaj./QendraPress/