Kryetari Totaj priti dhe nderoi me mirënjohje  Artisten e popullit Tinka Kurti

Kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj ,priti në një takim  ku me këtë rast  kanë  biseduar  për veprën e dhe jetën  e kësaj artiste. Pas kësaj kryetari Totaj, nderoi dhe nderoi me mirënjohje  Artisten e popullit Tinka Kurti. Pas marrjes së mirënjohjes   Artistja e Popullit  Tinka Kurti me këtë rast ajo  foli për Prizrenin si një nga  qytet  e para dhe më të njohura në  gjithë  shqiptarinë. Kryetari Shaqir Totaj me  aktoren e madhe shqiptare, Tinka Kurti, të vlerësuar me medaljen “Artistja e Popullit të Shqipërisë”, e takoi  për t’i ndarë mirënjohje për veprën e saj jetësore me rastin e vizitës së saj në Prizren për promovimin e librit biografik “Tinka Kurti – Ditari i një bashkëshorti”.

Me këtë rast, Kryetari Totaj tha se ndikimi i Tinkës në kinematografinë dhe teatrin kombëtar është tejet i madh si dhe është model për brezat e rinj të aktorëve në trevat shqiptare.

Kryetari Shaqir Totaj numëroi edhe rolet më të fuqishme dramatike të saj që kanë qenë rolet e nënave, por, po kaq ka qenë e suksesshme në zhanrin e komedisë.

Pastaj evokoi një kujtim , kur ajo  kishte vizituar Prizrenin në vitet e  largëta  dhe  se si  ishte  sjellë njëri nga  shitësit prizrenas  duke i dhuruar një  televizor për shkak te emrit që  kishte ajo. Tinka Kurti, është  artiste e lindur  dhe në  Shqipëri ka luajtur në mbi 70  filma artstik dhe qindra shfaqje teatrore, Është dekoruar me  titullin më ë lartë  Artiste e Popullit  dhe tashmë është në dekadën e  9 të jetës së sajë. Emri i sajë  nderon  gjithë kulturën kombëtare  shqiptare. “Tinka njihet si protagoniste e filmave “Gjaku i Arbrit”, “Histori Irkutase”, “Fisheku në pajë” apo “Fejesa e Çehovit”. Vlen të theksohet se Tinka Kurti ka interpretuar në filmin e parë shqiptar të metrazhit të gjatë, “Tana”, në vitin 1958” – tha Kryetari Totaj.

Tinka Kurti ka marrë çmime të shumta, si në festivalet kombëtare të filmit, ashtu edhe në ato të teatrit. Këtyre çmimeve u shtohen edhe vlerësime të tjera të rëndësishme, si medalja “Mjeshtër i Madh i Punës”, e dhënë nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë.