Kryetari Totaj uroi, nxënës e mësimdhënës për fillimin këtij viti shkollor, duke uruar suksese në mësimnxënie dhe një vit të mbarë shkollor

Kryetari i komunës së Prizrenit Shaqir Totaj, i bashkëshoqëruar nga drejtoresha e arsimit Luljeta Veselaj Gutaj dhe stafi i kësaj drejtorie, sot, me rastin e fillimit të procesit mësimor ka vizituar Shkollën Fillore ‘’Mati Logoreci’’ ku me këtë rast uroi, nxënës e mësimdhënës për fillimin këtij viti shkollor, duke uruar suksese në mësimnxënie dhe një vit të mbarë shkollor. Po fillojmë edhe në vit për beteje të dikës dhe urojë të jetë një vit i mbarë uroi i pari i komunës së Prizrenit Shaqir Totaj. Për këtë fillim të këtij viti shkollor foli edhe drejtori i Shkollës’’ Mati Logoreci’’ Hilmi Rexhaj i cili tha se tashmë jemi përgatitur që ky vit shkollor të jetë një vit i mbarë dhe falënderoi edhe mësmindhënësit dhe nxënësit si dhe udhëheqjen komunale që sot bashkërisht po e fillojnë solemnisht këtë vit të ri shkollor . Të lumtur sot ishin edhe prindërit që viti shkollor sot ka filluar kështu shprehet prindi një nxënësi Esat Sopi, i cili tha se politikat duhet të jetë larg shkollave dhe nxënësit të mos instrumentalizohen dhe ky fillim vit ai tha na ka gëzuar duke uruar të jetë vit i mbarë shkollor . Po fillimit të këtij viti shkollor më së shumti i janë gëzuar nxënësit siç shprehet nxënësja Buna Gashi e cili kishte marrë edhe buqeta me lule për mësuesen e saj të dashur, Ajo me plotë entuziazëm tha s e është shuam e lumtur që sot filloi procesi mësimor. Këtij viti iu gëzuan nxënësit të thuash me shumë pasiqë shkollat ishin në greva dhe vonesa ishte për më gjatë se një muaj, andaj ata, sot me plotë entuziazëm ia mësyn bankave shkollore.

Pas një muaj greve si në mbarë Kosovën edhe në Prizren sot ,në të gjitha shkollat e komunës së Prizrenit,mësimi ka filluar mbarë , tregon drejtoresha e Arsimit zonja Luljeta Veselaj Gutaj. Ajo tregonte tashmë ne ishin gati para një muaji deh i ke i kryer të gjitha përgatitjet. Kurse ajo tregon se ka ende disa tituj librash që ende nuk janë sjellë, por besojmë se shtëpitë botuese do ti sjellin së shpejti edhe ato .Kurse në pyetjen tonë se a mund të rrezikohet ndonjë grevë e re nëse qeveria nuk i kryen pagesat, Ajo shprehet se besoje se SBASHK-u dhe qeveria duhet të dialogojnë e mos të krijojë situatë të pavolitshme. Ne biseduam edhe njërin nga mësimdhënësit më të vjetër të shkollës fillore’’Mati Logoreci’’ Ibrahim Thaçi i cili pohon se nuk besojë që qeveria do të hyjë në këto situate që të na provokojë pasi që dihet se çmimet ngritura e kanë rrezikuar mirëqenien e secilit, Ai pohonte ne jemi për një punë edhepse të vonuar të kemi suksese të mira, Ndonjë vera e vonuar shesh jep bereqet të mirë ashtu o besojmë tha ai Inserte Tashmë besohet që qeveria nuk do të provokojë mësimdhënësit me ndonjë provokim që të rebelohen ata. Mirëpo, dihet se për shkak te renomeve që po bëhen vetëm shkolla fillore’’Fadil Hisari’’nuk ka filluar sot, por së shpejti edhe ajo pritet të fillojë procesin mësimor/qendrapress,com/