Kur do ti  dorëzohet dekorata  ish presidentit  kroat Mesiq ‘’Qytetar Nderi’’i miratuar nga Kuvendi i Prizrenit.?!- Qazim THAÇI

      Me 24 maj 2002, Kuvendi i Prizrenit dhe  kuvendarët prizrenas   unanimisht  bënë një  akt të  madh e  të vlefshëm duke e shpallur  dhe  duke e votuar unanimisht ‘Qytetar Nderi’ ish presidentin e Kroacisë  Stipe Mesiq . Kjo vërtet e nderoi Kuvendin dhe unitetin si dhe vetë Prizrenin,  Pastaj  u  tha se  ish presidenti kroat  ka  merita  për këtë  e po ashtu  dihet se ai ishte  i deklamuar  pro Kosovës  bile edhe duke vu plisin e bardhë  e me  veshje  shqiptare.  Dhe sipas rendit ai me datë 26 maj 2022  duhej në Kuvendin  e Prizrenit të  vinte për ta marrë këtë  titull nderi, ajo  datë u shty në heshtje  dhe pa  zhurme. Sepse  ata që  ishin  iniciatorë dhe   kontribuues në  këtë  drejtim për në nderuar me titullin’’Qytetar Nderi’  ish kryetarin kroat  u tha s  sekretari i parë i tij  është në  gjendje të rëndë shëndetësore. Mirëpo ,ne pyesim këtë titull të madh e të nderuar të Kuvendit  e kuvendarëve prizrenas  athua do të ka mundësi  të ia dorëzojnë me datën madhore  të këtij viti jubile të LSHP pra  me 10 Qershor 2022, Kjo do të nderonte  dyfish mendojë  edhe  ish presidentin kroat edhe vetë  kuvendarët  prizrenas, Në  të  kundërtën  kjo shtyrje edhe duke ditur  gjendjen  e  sekretarit, mos  po u shendrohet ‘’ shuplakë’’ kuvendarëve të cilët  unanimisht dhanë  votën e tyre. Apo mos  u gabua në hapa në këtë drejtim dhe  kjo vonesë  u bë. Dihet  se në këtë vonesë nuk mund të  fajësohet  kryesuesja e as kryetari i komunës, Pasi që    dihet se kryetari   deri tash  është  vizituar  nga  ambasadorë, delegacione afariste e biznesore  diplomatike sigurisht më së shumti në Kosovë, Kurse  ai  dihet  para se të  zgjidhej  kryetar  ka takuar majat e diplomacisë  kroate,kurse posa është zgjedhur kryetar ka takuar  kryetarin e Dubrovnikut  e kështu me radhë. Kjo po  jep  kuptim se  në këtë rast mund  të jenë  gabuar hapat,sepse Prizreni  ka  përplot   lidhje  të fuqishme  me Kroacinë, Në aspektin ushtarak ku mijëra kosovarë luftuan për lirinë e Kroacisë deri në flijim. Pastaj, në këtë drejtim pikërisht nga Prizreni kemi gjeneral të shpallur si E.Çollaku, afaristë e shumë të tjerë që këto lidhje i kanë mbajtur e mbanë të fuqishme e tani edhe në parlamentaren z.Përlaskaj. Nëse  është shëndeti arsye  kjo çështje  mund të bëhet besojmë   që më  10 Qershor ti  dorëzohet e mos të  mbetet  tash  pezull ky vendim i madh  e i drejtë  i kuvendarëve prizrenas..!!!!!!/qendrapress.com/