„Kur e kaluara troket në portën tënde, nga lypsarët e votave, kujtohu dhe kurrë mos harro, ç’farë ndodhi herën e fundit kur e hape”?!-Shkruan: Petrit Dibrani

Tërheqja e 30% të trustit pensional, apo trusja nga injorantët që u votuan!

E kam thënë dhe po e them prapë, mirëpo mos harroni….

“Politikanët, gjithandej nëpër botë, janë thuajse të njejtë, mirëpo këtu në Kosovë, janë LYPSAR GËNJESHTAR”!

Këta të ashtuquajturit “politikan”, po e kryejnë profesionin e dytë më të vjetër, pas PROSTITUCIONIT dhe unë e kam kuptuar se puna që bëjnë, këta injorant ka shumë ngjashmëri me profesionin më të vjetër!

Ata/ato që i‘u votuan, duan tërheqjen e 30% të trustit pensional.

Është më shumë se normale, votimi i projektligjit për tërheqjen e një pjese të trustit!

Ata apo ato, t‘cilët s‘duan të tërheqin pjesën apo përqindjen në fjalë, mund edhe mos t‘a bëjnë, mirëpo mosvotimi i këtij projektligji është qartazi një INJORANCË, ndaj shumicës qytetare, t‘cilët kanë më shumë se nevojë për një mbështetje sado të vogël e cial mund të jet ajo….

INJORANTI, injoron.

I pa besi, nuk beson!

I ngopuri, ç’doher është i vërbuar, karshi të uriturit!

Mashtruesi, mashtron.

Gënjeshtari, gënjen.

Tradhëtari, tradhton.

Spiuni, spiunon se e ka në gjene!

Të këtillë, ky soj i njerëzve është i ulur në Parlamentin e Kosovës dhe paguhet me pagë të majme, nga ne qytetarët….

Ata/ato që lejojnë për t‘ja puthur dorën, dikush tjetër, janë në gjendje të pastrojnë, lëpijnë me gjuh, këpucët e tjerëve!

Mjerisht, shumë deputet të tillë, janë të ulur në organin më të lartë shtetëror – Parlament.

Vetëm pak logjikoni edhe deputetja Duda Balje e lidhur, ç’doher me jastëka mbrapa është „deputete“!

Kur i madhi Zot, s‘ka krijuar bukuri, atëher pse  duhet me jastëka mbrapa me u kamuflu?!

Mos harroni dhe shumë mendoni, herën e ardhshme për cilin njeri po votoni.

S’janë pak, katër vite!