Kurti e Konjufca edhe këtë të diele në kafe, përsëri pozojnë bardh e zi,por urojme ta pinë kafen shqip, e jo kinezisht-;Shkruan:Kastriot Frengu

                    Kryeministri Albin Kurti e kryekuvend0ari Glauk Konjufca edhe këtë vikend janë pa duke pi kafen bashkë. Në foton e publikuar nga aktivisti i LVV-së, Valmir Ajeti, Kurti shihet teksa e dëgjon me vëmendje Konjufcën, që po fliste diçka, gjersa xhipi zyrtar i eskortës së kryeministrit qëndronte pak metra tutje .Mirëpo, tashmë disa nga analistët që i njohin zhvillimet brenda LVV, këto dy të diela  bashkë Kurtin dhe Konjufcën dhe bërjen publike të fotove bardhë e zi, po duan ta shohin  si një kafe që  kosovarët e duan,  kafe  shqiptare e miqësore, e jo kineze, sepse  ajo sjellë shqetësim. Burimet e këtyre  analistëve  tashmë këtë e deklarojnë si  fakt se Kurti ose donë ta ketë peng Konjufcën  duke  përmendur dhe  sipas tyre  faktin se  ministri Liburn Aliu, zv ministri Hisen Durmishi, tek Konjufca  kanë përcjellë kërcënimin e  shefit të tyre, në  banesë bile  ndoshta edhe më keq, pasiqë  në disa seanca u tha se kryeparlmentari ka  thyer këmbën. Këto tek  ata që  i njohin më mirë  rrethanat e brendshme  në LVV po e shohin se një  kërcënim direkt që po i bëhet Konjufcës. Ata  me këtë rast  përmendin disa  dëshmi të tyre , pasi  Konjufca me deklaratat e tij për çlirimtarët dhe  për padrejtësinë   që po ua bëhen nga Gjykata speciale, doli  krejt ndryshe, nga  deklaratat e shefit  të  tij dhe ndryshe nga ky subjekt politik. Pastaj,mospajtimi i  dukshëm që  kishte në seancat e shkuara  mes  Kurtit e Konjufcës tashmë po japin një pamje tjetër. Nëse kryepralementari Konjufca  ndien  si përgjegjësi  më të madhe< nderimin  për çlirimtarët, kjo mund ti kushtojë edhe me ndonjë ’flakareshë’  politike ose edhe fizike. E zërat tashmë publike dhe të disa deputetëve të LVV  herë kundër formës  së  qeverisjes, apo kundër  shefes së grupit parlamentar kundër zonjës Mimoza Kusari, po japin sinjale prapë ndryshe .Diktatura  nënkuptohet  jo vetëm kundër qytetarëve kur ajo bëhet , por ka edhe diktaturë brenda partisë politike e cila reflekton edhe me keq ose pa ngjyrë e pa shije. Mbajtja peng  e kujtdo nuk mund të zgjasë gjatë, sepse ato veprime diktatoriale ndodhin tani veç në Kinën komuniste e   Kosova larg jemi fizikisht , edhe e largët politikisht duhet të ishte  që kur Enver Hoxha e pati prishur ‘’miqësinë’’ kineze..  Tjerat besojë  nënkuptohen që mos të themi për dritë me diell. ……/qendrapress,com/