Kurti kujton masakrat në Has: Kosova s’i falë krimet e kryera nga Serbia

                             Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova nuk i harron e as nuk i falë krimet e kryera, derisa ka shtuar se plagët e krimeve nuk vjetrohen.

Duke kujtuar masakrën në Rogovë të Hasit, Goden e Bishtazhin të Gjakovës, Kurti ka theksuar se të rënët janë momumentalizuar në historinë e Kosovës. Ai i ka kujtuar edhe 21 ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Përvjetorët na i përtërijnë plagët e luftës. Plagët e krimeve që nuk vjetrohen. Republika e Kosovës nuk i harron e as nuk i falë krimet e kryera nga Serbia. Më 27, 28 dhe 29 janar të vitit 1999, forcat e armatosura serbe i vranë 30 shqiptarë në Rogovë të Hasit, Goden e Bishtazhin të Gjakovës. Në këtë 25 vjetor i përkujtojmë luftëtarët dhe civilët e rënë për liri, që me sakrificën e tyre e shtruan rrugën deri te ?lirimi i Kosovës nga Serbia okupatore”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Kryeministri Kurti ka renditur emrat dhe mbiemrat e të rënëve nga masakra serbe.