Kurti në Turqi: Ndryshimi politik kërkon lëvizje, kauzë dhe organizim

                       Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po merr pjesë në Forumin për Diplomaci në Antalia ku ka zhvilluar edhe disa takime me liderët pjesëmarrës.“Në panelin “Representing Change” me kryeministrin e Bullgarisë, Kiril Petkov, me presidentin e Guinea-Bissau, Umaro Sissoco Embalo dhe Sekretaren e Përgjithshme të Këshillit të Europës Marija Pejçinoviq Buriq folëm për të rinjtë, drejtësinë dhe vendet e punës. Unë thashë se ndryshimi politik ka nevojë për lëvizje: një kauzë, një organizim dhe një përpjekje të fuqishme”.Kurti, në kuadër të këtij forumi, sot është takuar edhe me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.