Kurti refuzon të përgjigjet për zhvillimet në veri
Kryeministri Albin Kurti nuk ka pranuar të përgjigjet për zhvillimet e kësaj së shtune në veri të Kosovës.Ai ka refuzuar të prononcohet për këtë çështje, pavarësisht insistimit të gazetarëve.Kurti është deklaruar pas Kuvendit Zgjedhor të BSPK-së për disa çështje, por nuk është përgjigjur për zhvillimet në veri.Ndërsa kryetari i Leposaviqit, Zoran Todiq para gazetarëve në Jarinje deklaroi se pret që deri në ora 16:00 të zhbllokohet rruga në atë pikë kufitare dhe të zhvillohet qarkullimi.Sipas tij, në momentin që hiqet Njësia Speciale nga ato zona, do t’i heqin edhe ata makineritë e tyre.