Kuvendi sot, votoi me shumicë votash Kornizën Afatmesme Buxhetore për vitet 2027-2029

Kryesuesi i Kuvendit të Prizrenit, Prof dr.Simir Krasniqi, sot, ka ftuar mbledhjen e jashtëzakonshme që mbahet me 25 qershor 2026 me të vetmen pikë :Shqyrtimi dhe Miratimi i Kornizës Afatmesme Buxhetore për vitet 2027-2029. Në këtë mbledhje prezentoi edhe kryetari I Komunës Shaqir Totaj dhe nënkryetati Kujtim Gashi si dhe drjtorët ekzekutiv. Për pikën referoi Lulzim Sylejmani zyrtar i lartë financiar nga Drejtoria e Financave, i cili tregoi se buxheti për vitin 2027 është 79 milion euro e pastaj shpjegoi edhe ndarjen e këtij buxheti. Lidhur me këtë pikë pastaj fjalën e mori kryetari Shaqir Totaj i cili tha se vetëm Prizrenit i janë marrë 17 milion dhe ka mundësi edhe për per 1 e 800 mijë euro pritet të na i merrë përmbaruesi. Kontrata Kolektive dhe kjo po na pamundëson projekte reja dhe pastj vazhdoi.
Pastaj ju la fjala kuvendarëve duke filluar nga :Haziz Hodaj,Shqipe Shatri, Qemal Krasniqi,Shukri Çuni, Sevilaj Hapçi,Karanfil Haxhillari,Sevil Kazaz,Agim Muçaj,Dafina Alishani,Petrit Hoxhaj,Bajram Kastrati,Sefedin Islamaj,Ilir Gashi.Eldis Abazi,Arianit Berisha,Adem Shabanaj.Albulena Halimaj ngriten çështjeve te shumta buxhetore.
Pas të gjithë këtyre diskutimeve nënkryetari i komunës Kujtim Gashi, me këtë rast sqaroi lidhur me qarkoren buxhetore. Ai pastaj dhe edhe arsyetimet e kësaj kornize buxhetore.
Të pranishëm ishin 35 kuvendarë dhe për miratim ishin 25 kuvendarë/QendraPress/