Lidhja Demokratike e Kosovës në Prizren ka reaguar ndaj qeverisjes lokale në Prizren

0

Lidhja Demokratike e Kosovës në Prizren ka reaguar ndaj qeverisjes së kryetarit të Komunës së Prizrenit , Mytaher Haskuka pasi sipas tyre i njëjti ka lejuar të degradohen hapësirat e gjelbërta.

Sipas LDK’së së Prizrenit, qytetarët s’po kanë ku t’i kalojnë ditët e nxehta pasi edhe parku i qytetit, edhe pse i mbipopulluar, duket si mos më keq.

Në këtë reagim thuhet se është për keqardhje neglizhenca dhe paaftësia e pushtetit lokal në Prizren.

Ky është reagimi i plotë:

Këto ditë të nxehta ku temperaturat në Prizren po shkojnë lartë mbi 30 gradë celzius, qytetaret prizrenas po kërkojnë freski në vende ku ka pak më shumë gjelbërim.

Qeveria komunale e drejtuar nga kryetari Mytaher Haskuka, përveç që në katër vite nuk ka shtuar asnjë metër katror sipërfaqe të gjelbëruar, por ka lejuar degradimin e skajshëm të sipërfaqeve aktuale dhe tkurrjen e tyre me betonime gjithandej. Mjafton të bëhet një ecje nëpër lagjen Ortakoll dhe do ta shihni makinerinë e betonimit që ky pushtet ka vu në lëvizje pa mëshirë nëpër hapësira publike.

Në anën tjetër, parku i vetem i qytetit, i mbipopulluar këtyre ditëve, duket si mos më keq. Mbeturina gjithandej, drurë që u thyhen degët dhe bien përtoke duke rrezikuar jetërat e qytetarëve, tualetet jashtë funksionit, ndriçim që punon pjesërisht brenda dhe jashtë parkut, lumi i mbushur me mbeturina që notojnë mbi të si dhe kaos e parregullsi gjithandej në parkimin e veturave mbi hapësirën e gjelbëruar të parkut..

Është për keqardhje se si me neglizhencën e paaftësinë e pushtetit aktual, Prizreni u shndërrua nga një qyteti që konsideroheh ndër më të pastërtit në vend, në qytetin më të ndotur!

Si është e mundur me qenë kaq të paaftë e të painteresuar për të ofruar një shërbim të hajrit për qytetarët që mes tjerash njihen si taksapaguesit ndër më të rregullt në vend.

Prizreni dhe prizrenasit nuk e meritojnë një trajtim të tillë, prandaj e shpejtë do të jetë koha kur ata vet do ti ndëshkojnë me votën e tyre këtë administratë që ka dështuar plotësisht në përmbushjen e obligimeve dhe përgjegjësive të veta karshi qytetarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *