Loti Nasimit .._Shkruan;Nait Hasani, ish Ambasador dhe themelues i celulave të para të UÇK-së.

        Ai lot i Nasimit është lot i dhimbjes krenare, që përvëloi dhe tmerroi e vrau ndërgjegjen e gjakëprishurëve.

Ai lot është lot i vuajtjes së popullit tonë nga shteti Serb e Co. në shekuj.

Ky lot është dhembja dhe krenaria shekullore e Agronit me Gjyshen, i familjes së Smajl Haradinajt, në dhomën e spitalit në burg të Pejës dhe i kombit tonë Shqiptar.

Burrat si Nasimi e thonë aty ku është vendi e kuvendi, fjalën Shqip aty në Hagë, në gjykatë pa frikë në mbrojtje të kombit e të luftës sonë të drejtë për liri e çlirim kombëtar./qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published.