‘Mburoja’ e Perëndimit për Ukrainën e “pushtuar”, këto janë të gjitha sanksionet e shpallura deri më tani ndaj Rusisë

0

                              Një sërë sanksionesh kundër Rusisë janë shpallur të martën nga vendet perëndimore. Vetëm një ditë pasi presidenti rus, Valdimir Putin, njoftoi se Kremlini njeh pavarësinë e vetëshpallur të dy territoreve të Ukrainës lindore të kontrolluara nga rebelët rusë. Më të fundit janë nga presidenti amerikan Joe Biden, i cili tha se do të ketë sanksione kundër dy institucioneve financiare, VEB dhe bankës ushtarake të Rusisë.Pjesë të ekonomisë ruse po shkëputen nga sistemet financiare ndërkombëtare, njoftoi presidenti amerikan. Ndërkohë që priten edhe sanksione të tjera kundër elitave ruse dhe familjeve të tyre, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.Biden tha se SHBA është duke u koordinuar me kujdes me aleatët e saj, dhe në të vërtetë, sanksionet e Amerikës pasuan ato që u vendosen sot ndaj Rusisë edhe nga Britania e Madhe, Gjermania dhe vendet tjera të BE-së.Brenda istikameve të Ukrainës lindore, ushtari ukrainas: Ne do ta mbrojmë Atdheun tonëNdërkohë që pas presidentit amerikan, edhe sekretari amerikan i Shtetit njoftoi se ka anuluar një takim të paraparë për të enjten me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, njoftoi se pesë bankave ruse u janë ngrinë aktivitetet e tyre në Britani të Madhe dhe se tre miliarderëve rusë përveç se do tu ndalohet udhëtimi në Mbretërinë e Bashkuar, do të përballen edhe me sanksione të njëjta.Johnson paralajmëroi se sanksionet mund të zgjerohen, raporton BBC.Nga ana tjetër, Gjermania pezulloi certifikimin e gazsjellësit “Nord Stream 2”, i cili do të sillte gaz nga Rusia që furnizon Evropën me rreth 40% të gazit të saj.

Edhe BE -ja ka rënë dakord unanimisht për valën e saj të parë të masave ndaj Rusisë, e cila përfshin shënjestrimin e të gjithë anëtarëve të parlamentit rus që miratuan vendimin e Ukrainës. Bankat ruse dhe aksesi në tregjet financiare të BE-së u bllokuan gjithashtu.Por, sipas BBC-së, sanksionet e deritanishme janë më pak se ato që ishin paralajmëruar në rast se Rusia pushton Ukrainën. Kishte spekulime se Rusia mund të përballet me shkëputje nga sistemi bankar global, t’i mohohej aksesi në dollar, apo edhe të përballej me kufizime të importit ose eksportit. /Reporteri.net/.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *