Me ceremoni solemne është bërë inaugurimi dhe restaurim i Sallës së Koncerteve në SHML Muzikës,,Lorenc Antoni” në Prizren

Sot, me një ceremoni solemne është bërë inaugurimi dhe restaurim i Sallës së Koncerteve në SHML Muzikës,,Lorenc Antoni në Prizren, një projekt i realizuar me mbështetjen e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP). Ky restaurim ëshët financuar nga Qeveria Luksemburgut dhe shënon një hap të rëndësishëm në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë sonë kulturore, duke krijuar një hapësirë moderne dhe funksionale për artistët dhe publikun Prizrenas.. Fillimisht me këtë rast ka folur kryetari i komunës së Prizrenit Shaqir Totaj i cili ka theksuar se kjo është shkolla më e vjetër në Prizren dhe Kosovë, Prandaj, falenderojë investitorët që tashmë kanë krijuar standarde akustike dhe promovim të talentëve të rinjë.
Ambasadori o Luksemburgut me këtë rast ka folur për këtë investim si dhe ka falenderuar të gjithë bahkëpuntorët dhe komunën e drejtorin e kësaj shkolle
Derisa përfaqësuesi I UND=a Nuno Qucros duke folur për këtë projekt tha se Qeveria e Luksemburgut ka bërë shumë investime në Kosovë e ky investim në këtë shkollë do të ndihmojë talentët e rinjë
Të pranishmit I ka falenderiuar drejtori i shkollës Prof Vesel Krasniqi I cili njëhëerit ka ndarë edhe mirënjoëhte për kryetarin Totaj, ambasadorin e Luksemburgut, dhe drjjtoreshëne DKA-së .
Pas kësj nxnësit kanë performuar me pika të zgjedhura muzikore/QendraPress/