Me nderime të larta  u  përkujtua  27 vjetori i rënies së  Dëshmorit Adnan Krasniqi.

 Sot me 7 maj 2026 u  rikujtohet  27 vjetori i rënies së  Heroit të Kosovës Adnan Krasniqi, ku zëri i qifttelisë së tij ishte paralajmërimi i lirisë. Ai edhe  para se  të flijohej e shifte  agimin e lirisë  . Prandaj, OVL- dega në Prizren,në nderim dhe respekt të luftës çlirimtare të Kosovës, si dhe të dëshmorit Adnan Krasniqi i cili ra heroikisht gjatë luftimeve në Mollopolc të Shtimes më 07.05.1999, në altarin e lirisë, në kuadër të Brigadës 125 të ZOP-it, për të mbetur i pavdekshëm në kujtesën tonë.sot ne Kujtim të tij , në ora 10:00, u bënë homazhe në varrezat e Dëshmorëve në Landovicë. Në përkujtim të Adnan Krasniqit  në Molopolc. E rikujtoi Shukri Buja dhe Nehat Basha. Fjalë përshëndetëse pat edhe kryetari i shoqates të familjeve të dëshmoreve Muhamet Bilalli. Po ashtu fjalë falenderimi për t[ pranishmit mbajti edhe Minir Krasniqi

Te pranishëm  ishin bashkeluftetaret e brigades 125 dhe një pjesë e ushtareve të Zoneë se Nerodimes me gjeneralin Shukri Buja.