Me rastin e Ditës së Dëshmorëve të komunës së Prizrenit ,përurohet Memoriali i Heroit Besim Nrecaj

0

            Sot, mu në ditën e dëshmorëve të komunës së Prizrenit, do të bëhet përurimi i memorialit të heroit Besim Nrecaj në vendin e rënies.  Mirënjohje e respekt deri në përulje për veprën e madhe të Heroit Besim Nrecaj. Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit! ,shkruan drejtori i Administratës  Osman Hajdari. Kurse, Sot për nder të “Ditës së dëshmorëve në Prizren”, kryetari Mytaher Haskuka së bashku me zyrtarët komunalë dhe përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së dhe  përfaqësues të subjekteve politike  bëjnë  homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Landovicë, si dhe tek monumenti i dëshmorit Remzi Ademaj  në Prizren. Njëherit përurohet  memoriali i heroit të kombit “Besim Nrecaj” në fshatin Malësi të Re. Punimet për këtë memorial kishin filluar në vitin 2017, duke u lënë pa u përfunduar, kurse tani me projektin e ri, memoriali ka marrë pamjen e një  monumenti që meriton të nderohet e respektohet  dëshmori i kobit Besim Ndrecaj/www.qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *