Me Shaqën thjesht duan një jetë normale pro evropiane-Shkruan: Izet Shala-veprimtar politik

0

Këto zgjedhje lokale kanë treguare që qytetarët nuk votojnë me inercion,por janë duke analizuar çdo veprim të pushtetit. Nëse bartësit e pushtetit nuk i realizojnë premtimet ,atëherë po ndëshkohen me votë. Në këto njëzet vite,njëzet gjenerata të reja dhe shkolluara janë votues të ri..Këta duan një jetë të dinjitetshme,duan punësim,duan një qytet modern. Thjesht duan një jetë normale proeuropiane.  Këte e presin prej kryetarit të ri z.Shaqir Totaj,i cili është menaxher me përvojë,profesionist në lëmin e vet .Njeherit edhe i specializuar në SHBA-ve. Kryetari i ardhshëm i Prizrenit njëherit edhe e ka shëtitur botën privatisht,që shpresoj dhe besoj që përvojat e përfituara do ti implementoj në qytetin tonë. Une si qytetarë i Prizrenit i uroj punë të mbarë për 4 vitet e ardhshme. Në realizimin e projekteve do ta ketë edhe përkrahjen e tërë popullatës pa dallim përkatësisë politike,sepse z.Kryetari tani është kryetarë i të gjithëve. Sipas burrave të hershem është ( ZOT SHPIJE). Izet Shala,Prizren./qendrapress.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *