Mjeku i QKUK-së kërkesë deputetëve: Tregoni atdhedashurinë, zbritni rrogat tuaja në 600 euro
Kryetar i Shoqatës së Urologëve të Kosovës, Xhevdet Çuni është deklaruar rreth grevave të fundit që po mbahen nga sistemin shëndetësor në vend. Ai përmes një postimi në Facebook, ka pyetur se “A do të ishte më mirë sikur deputetët, gjyqësori dhe shumë e shumë pozita të tjera në Kosovë ta tregojnë atdhedashurinë e tyre duke zbritur rrogat e tyre në sistemin publik në 600 euro, aq sa i merr një mjek me shkollim superior dhjetëra herë më të gjatë se sa ai i tyre”.
Postim i plotë:
Dhune, viktima, ngatërresa familjare dhe prape Riciklim dhune…!
Mungesa e Programeve Edukative dhe Arsimore neper shkolla, ne programet televizive dhe ne familjet tona po e bëjnë Kosovën tone te brishte çdo dite e me shume Arene te gladiatorëve! Nuk ka asnjë dite te vetme qe sallat operative emergjente ne QKUK nuk trajtojnë rastet e tilla kur nuk kemi as kohen e nevojshme qe paraprakisht ti diagnostikojmë si duhet por urgjent duhet t’i fusim ne salla operative se koha nuk pret! Shpenzojmë materialet mjekësore te nevojshme për te sëmure te tjerë qe presin zgjidhje operative, i dërmojmë kirurget kujdestar deri ne orët e mëngjesit te ditës se ardhshme, konsumojmë rezervat e Transfuzionit dhe e dëmtojmë akoma me shume edhe ashtu te dërmuar Shëndetësinë kosovare! Pas tere këtyre ngjarjeve tmerruese edhe për vete Gladiatoret e Athinës, këta supernjerez i detyrojmë te bëjnë Greve për te drejta bazike!Athua a do te ishte me mire sikur Deputetet, Gjyqësori dhe shume e shume pozita te tjera ne Kosove ta tregojnë atdhedashurinë e tyre duke zbritur rrogat e tyre ne Sistemin publik ne 600 Euro aq sa i merr një mjek me shkollim superior dhjetëra here me te gjate se sa ai i tyre!Atëherë sigurisht se do te kishim Fonde për specializantet, pensionistet, artistet, arsimtaret, policinë, FSK ,OVL, te sëmurit me një fjale për te gjithë!Atëherë besoj se te gjithë ne, Kosovën do ta kishim dashur me shume dhe njësoj!