Molliqaj për Kurtin: Brenda qeverisë është një “tuc” që i duket vetja supermen.

0

                 Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka folur para protestuesve të mbledhur në tubimin kundër shtrenjtimit të rrymës.Molliqaj ka thënë se pjesëmarrja e protestuesve në këtë masë kaq të madhe tregon se qytetarët nuk po e dorëzojnë dhe delegojnë lirinë.Ai e ka quajtur frikacak kryeministrin Kurti, derisa ka thënë se kauzat e tij për vite me radhë kanë qenë të rrejshme.“Brenda kësaj qeverie është një tuc që e e sheh veten si supermen. Ky njeri nuk ka as shokë as shoqe me bashkëpunu ka veç instrumente me përdorë dhe armiq me i luftu. Trimat kanë shokë e shoqe, tucat instrumente me i përdorë”, u shpreh Molliqaj në protestë.Molliqaj është përplasur me Policinë e Kosovës gjatë protestës teksa ka tentuar të arrijë të shkallët.Në disa momente ai edhe ka shtyrë policët e Kosovës të cilët më pas u tërhoqën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *