Molliqaj qytetarëve: Ju protestuat, qeveria ka nisur tërheqjen.

0

     Është liruar sonte nga paraburgimi Dardan Molliqaj. Pak pas lirimit, ai dha disa deklarata në një studio televizive derisa ka kritikuar Qeverinë Kurti.Pak më herët, ai përmes një statusi në Facebook ka reaguar sërish duke përmendur edhe ditën e protestës.Molliqaj pak pas lirimit shfaqet në studio televizive: Të martën u mora peng

Postimi i plotë i Molliqajt:

             Të dashur aktivistë, protestues e qytetarë,Faleminderit për solidaritetin e madh që treguat ndaj meje. Insistimi juaj na i solli dy fitore për një kohë shumë të shkurtër.Ju protestuat masivisht kundër shtrenjtimit të rrymës. Dhe qeveria ka nisur tërheqjen.Ju reaguat masivisht me indinjim, jo thjeshtë kundër marrjes peng që më bëri policia mua, por kundër praktikës së persekutimit nga pushteti autoritar ndaj kujtdo që mendon ndryshe. Dhe pushteti u tërhoq.Ashtu siç e thash në protestë, po e them edhe sonte: brenda qeverisë e kemi një frikacak që vetja i duket supermen. E ky është lloji më i rrezikshëm i politikanëve.Por ashtu siç e thash në protestë, po e them edhe sonte: jashtë qeverisë kemi qytetarë përherë e më aktiv, që nuk do të ndalen së protestuari kundër pabarazisë e padrejtësisë.Faleminderit, e shihemi shpejt nëpër tubimet e protestat e radhës!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *