Mos  po shqetësohet për gjendjen e tanishme në Prizren edhe  Stambolli ?!-Shkruan Kastriot  Fregni

Tani kur  kanë mbetur  më pak se 72 orë deri tek  vendimi i madh që  duhet të  hedhet në kutinë e votimit, Shumë prizrenas e kanë  kuptuar  shqetësimin e kryetarit aktaul  Mytaher  Haskuka,se ai për shkak të  mos realizimeve  të  projekteve dhe premtimeve  megalomane  që iu dhe  qytetarë , po e  pret një tjetër fat. Tani këtë   po e bëjnë më dije  shumë  familje  bile edhe lider partiak  nga  KDTP  duke e akuzuar ministrinë Fikrim Damka, se një  pjesë  madhe   anëtarëve  të këtij subjekti politike në takime  jo krejt të fshehta  i kanë premtuar votën për Shaqir Totajn. Edhe shumë  pjesëtarë të  komunitetit  boshnjakë  tani  edhe  zyrtarisht edhe jo zyrtarisht  në takime  të fshehta  e të  hapura  po i premtojnë kandidatit Shaqir Totaj, se  do ta bëjnë kësaj radhe ndryshimin, Duke pa  gjithë këtë  realitet  tashmë  duket se ka zëra se edhe  Stambolli  po  shqetësohet për gjendjen në  Prizren. Por,siç  duket kësaj radhe  verdikti i  popullit  vërtetë  ka  vendosur  për ndryshme, por jo për ndryshime kozmetike  siç  ndodhën  për katër vitet e shkuara. Por, duan ta  votojnë ndryshimin realë  që  sipas tyre  po u bien  Shaqa. Shumë  qytetarë tashmë duke u bazuar  ne  realitetin e krijuar  kanë  vendosur ta  votojë    Shaqir Totaj ,sepse  serioziteti i tij   tashmë  po i bind edhe ish simpatizantë e   ndoshta edhe anëtarë të  LVV ta ndërrojnë  qeverisjen lokale  e të shohin  se ndryshmi i duhet  fëmijëve të  tyre, i duhet të ardhmes së këtij vendi. Në këtë paraqitje  vetëm  kaq, kurse nesër  ju sjellim  edhe  faktet tjera  me emra  e mbiemra  që prizrenasit  tashmë i duan këto ndryshime  dhe  nuk  duan ta humbasin realitetin ri që e duan për Prizrenin  e Besëlidhjes. Nesër   ju sjellim dëshmitë sa  cilat  projekte   ishin premtuar e nuk janë realizuar   ku do të  flasin ekspert  të fushave,

Leave a Reply

Your email address will not be published.