Mospërfillja e gazetarëve të Kosovës nga  Edi Rama,në vete ka porosi jo demokratike- Shkruan;Qazim THAÇI gazetar Prizren

Vizita lamtumirës e kancelares gjermane  Merkel, duke takuar  së pari  bashkëpunëtorin e kasapit të  Ballkanit dhe shtetin e Serbisë e pastaj  Tiranën, në vete  ka pasur një mesazh jo  të mirë për Ballkanin perëndimor. Sepse ajo këtë takim lamtumirës  më mirë  do të ishte të kishte bërë  duke  vizituar; Reçakun,Mehën ose Krushën e vogël, dhe me këtë formë do ta kishte  arsyetuar  luftën paqeruajtëse të KFOR-it dhe luftën e çlirimtarëve të UÇK-së, Njëherit  do ta kishte  bërë me dije  edhe për faktin se vrasjet e pafajshme, Sepse  ende  janë  të freskëta  fotot e pamjet trishtuese  derisa vriteshin fëmijë e gra shtatzëna. E duke  kujtuar ata do shihej një lloj  dënimi ndaj krimeve njerëzore e jo të  fillohet më  vizitë tek Vuçiçi , gjegjësisht tek kryesi i atyre krimeve në  Serbi.

                    Por  këtë vizitë me dashje  ose  pa dashje  e rëndoi edhe  fakti  aspak demokratik  bile edhe si gabim i rëndë  i kryeministrit shqiptar Edi Rama, Ai edhe pse kishte kërkesën e   disa medieve  kosovarë  për të pyetur kancelaren Merkel.dhe  natyrisht se  do ta kishin  shumë pyetje me rëndësi, Edi Rama  nuk  e pa të udhës  të  mos ua japë  të drejtën e pyetjeve. Diçka është e qartë dhe publike siç thotë  populli’’Minarja nuk  hyn në thes’’, prandaj  gazetarëve  kosovar   assesi nuk ka  kush ua mbyll gojën. E këtë  gabim të  kryeministrit shqiptar që  e orkestroi  përmes formës  jo demokratike, faktikisht  e dënojnë edhe të  gjitha institucionet  e gazetarëve të  botës  e padyshim se kjo na injoron më së shumti neve  gazetarëve  kosovarë .Askujt si bënë nder  që ti jepet  krah  Serbisë. Pos  kësaj   po sot më ka ra të dëgjojë se Shqipëria   një padrejtësi  këtë verë e ka bërë edhe ndaj  pushueseve kosovarë, sepse tashmë kemi fakte  se  agjencitë  e Serbisë në  bregdetin shqiptar në shumë  hotele kanë pasur zbritje deri në 30 për qind  më lirë se pushuesit  kosovar, kjo vërtetë   të  bëjnë të mendon çfarë  po ndodhë  më Shqipërinë , çfarë po ndodhë   me kombin tonë./www. qendrapress,com/

Leave a Reply

Your email address will not be published.