Mot i nxehtë gjatë kësaj jave, temperaturat do të arrijnë deri në 32 gradë celsius

                        Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se mot kryesisht i ndryshueshëm dhe mjaft dinamikë, parashihet të mbajë gjatë kësaj jave.Do të ketë vranësira konvektive të cilat vende-vende parashihen të sjellin reshje dhe shkarkime rrufesh.Sa i përket temperaturave, ato do të jenë tipike pranverore. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 7-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-32 gradë Celsius.UV në fillim do të shënoj vlera mesatare, ndërsa nga dita e mërkurë e tutje parashihet të ketë vlera të larta.IHK thekson së gjatë këtyre ditëve do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-9m/s.