Ndalimi i dinarit serb, Osmani: Po diskutohen disa opsione, të respektohet Kushtetuta dhe të ketë kohë për informim – brenda dy dite do të ketë dakordim.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka folur sot për Rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës, që nga 1 shkurti përjashton nga qarkullimi dinarin serb.

Ajo tha se sa i përket zbatimit në praktikë janë duke u diskutuar një sërë opsionesh që në njërën anë do të respektohej neni 11 i Kushtetutës së Kosovës, por në anën tjetër do të lë një kohë për informimin e qytetarëve në veri në mënyrë që të zbatohet pa problem dhe me përkrahjen e shteteve aleate.

“Sa i përket dinarit, dje me zotin Lajçak nuk kemi arritur ta diskutojmë këtë se kemi pasur shume tema për dialogun… Neni 11 i Kushtetutës kërkon që Kosova në qarkullim dhe përdorim ta ketë vetëm një valutë. Është për keqardhje që kjo nuk është zbatuar deri tani ashtu siç e kërkon Kushtetuta.

Banka Qendrore e ka kryer punën e vet në përputhje me parimin e pavarësisë… https://eb9f42f08c6bc76d91919cae7f3aca2c.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-40/html/container.html

Kurse sa i përket zbatimit në praktikë të këtyre parimeve janë duke u diskutuar një sërë opsionesh që në njërën anë do të respektonin nenin 11 të Kushtetutës, por në anën tjetër do të lë një kohë për informimin e qytetarëve dhe barten në llogari të reja në mënyrë që të mund të zbatohet pa asnjë problem dhe me përkrahjen e plotë të shteteve aleate..”, tha ajo, raporton Telegrafi.

Sipas saj, për secilën çështje që ka të bëjë me veriun e Kosovës, shtrirjen e sovranitetit dhe sigurinë e shtetit sa herë që aleatët i kanë në krahë tejkalohen edhe sfidat.

“Një shembull i tillë është edhe çështja e targave… Ky është problem i ngjashëm…”, tha ajo, duke shtuar se edhe në rastin e targave çështja kishte të bënte me mbrojtjen e sovranitetit dhe kushtetutshmërisë por sipas saj nganjëherë nga aspekti teknik deri në realizim mund të marrë më shumë se një muaj ose dy… https://eb9f42f08c6bc76d91919cae7f3aca2c.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-40/html/container.html

“Do të ketë një dakordim këto dy ditë dhe do të kemi edhe deklarata publike… Jam për atë që zbatimi të jetë i plotë dhe jo veç në letër dhe për të pasur zbatim të plotë na duhet edhe përkrahja e aleatëve në mënyrë që të kemi qëndrueshmëri… mund të bëhet edhe njëra edhe tjetra…”, tha ajo.

E para e shtetit e pyetur nëse po aludon në shtyrje të vendimit tha “Unë po aludoj në një diskutim që ende është duke vazhduar dhe i cili jam e bindur se do të gjejë një zgjidhje praktike në mënyrë që Kushtetuta jonë të zbatohet edhe në praktikë në çdo cep të republikës, e jo vetëm të kemi dokumente zbatimi i të cilave pastaj sfidohet”.

“Kushtetuta është mbi të gjitha, por aleatët tanë nuk janë kundër Kushtetutës sonë. Kushdo që sugjeron një gjë tillë nuk e njeh historinë e Republikës së Kosovës…. Historia e Kosovës, si shtet i pavarur e sovran është arritur me sakrificën e heronjve tanë, por edhe me mbështetjen e aleatëve që po punojnë bashkë me ne për shtrirjen e sovranitetit në veri”, tha ajo. /Telegrafi/