Nderim Kadriaj drejtor i Bujqësisë në Prizren,reagon : tash e 6 vite asnjë fermer i Prizrenit nuk është dëmshpërblyer.

       Nderim Kadriaj drejtor i Bujq;sisë në Prizren,reagon : tash e 6 vite asnjë fermer i Prizrenit nuk është dëmshpërblyer. Kz reagim ka ardhur, pasi  ministri në detyrë i Bujqësisë, Armend Muja, ka reaguar pas dëmeve të shkaktuara nga stuhia e shiut dhe breshrit në komunën e Istogut, duke paralajmëruar vizitë në zonat e prekura.

 Ai në fqen e tij elektronike i ka reaguar Minstri të  Bujqësisë duke shkruar;

‘’ Z. Ministër, edhe fermerët e Komunës së Prizrenit kanë pësuar dëme ndër vite. Komuna e Prizrenit ka bërë vlerësimin e dëmeve dhe i ka proceduar rastet sipas të gjitha procedurave ligjore, por tash e 6 vite asnjë fermer i Prizrenit nuk është dëmshpërblyer. Kjo është një padrejtësi që duhet të marrë fund.

Nëse jeni pranë fermerëve të Istogut, jini edhe pranë fermerëve të Prizrenit. Ata nuk kërkojnë favore, por trajtim të barabartë dhe zbatim të obligimeve institucionale.

Fermerët e Prizrenit meritojnë të dëmshpërblehen për dëmet e vlerësuara, ashtu si çdo fermer tjetër në Kosovë. Vetëm kështu dëshmohet se shteti është realisht në krah të bujqve’’

/QendraPress/