Në Arbanë  të  Prizrenit  me pietet nesër  përkujtohet 25  Vjetori i rënies  heroike  të ; Nebih,Ymer dhe Enver Buqa, dëshmor të kombit.

    Nesër, mbushen plotë  25  vite  që me pitet e  respekt në lagjen“Arbana” do  të përkujtohen  Nebih e Ymer Buqa, të cilët tani e 25 vjet me parë që ranë në altarin e lirisë duke u bë fli për  idealin e lirisë idealin më të lartë atdhetarë., Ata që për asnjë kusht nuk deshën ta lënë pragun e shtëpisë  që në shtëpitë tona të shkel armiku shekullor i këtyre trojeve,  Guximi trimëria ishin frymëzim dhe  i vetmi synim për ata  që  u martirizuan sepse ishin lag pamës dhe të  vetëdijshëm se liria po agonte e andaj  ata  vunë si bazament të fuqishëm gjakun dhe jetën e tyre që sot  25  vite nga  flijimi i tyre  të  përkujtohen  si  një   kujtim krenarie dhe dhembje bashke. Përderisa nesër me përkushtim të idealit dhe atdhetarit po në këtë familje atdhetare do të përkujtohet dëshmori i kombit Enver Buqa ai që me uniformë e  UÇK-së  u solidarizua që nga krismat e para dhe ftesa e komandantit legjendar Adem Jashari në  Prekaz, Enveri u bë ushtar  lirie  sepse në shpirt  e në ndjenë  ai ishte  brumosur më atdhedashuri. Familja Buqa i dha Kosovës  tre burra  e Nebiu me dy bijtë e tij u bë shembull i atyre burrave që  për atdhe  dhe për  lirinë e   Kosovës  nuk kursyen as pikën e fundit të gjakut. Enveri ishte ushtar i dalluar i  shumë  betejave të një pas njëshme në fronte lirie dhe emrat e  këtyre  dëshmorëve  të  familjes Buqa do të kujtohen  përgjithmonë nga ne që tani po e gëzojmë lirinë e Kosovës./www.QendraPress.com/