Në gjashtë muajt e fundit Qeveria shpenzoi mbi 62 mijë euro, Bislimi më “dorëliri

0

                 Rreth 220 euro në muaj janë shpenzuar për kryeministrin Albin Kurti në dreka për periudhën prill tetor të këtij viti.Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka shpenzuar më shumë para se vet kryeministri Kurti gjatë periudhës prill-tetor.Gjithsejtë 12,700 euro ka shpenzuar Bislimi në këtë periudhë, pjesa më e madhe e të cilave ka shkuar për bileta (3,927 euro).Edhe Kurti për bileta shpenzoi 3,815 euro. Derisa për kryeministrin, për karburante janë shpenzuar 2,583 euro.Për akomodim, për Kurtin u shpenzuan 1,804 euro derisa për dreka 1,327 euro.Më së shumti shpenzime janë bërë nga Kabineti i Kurtit – gjithsejtë 14,403 euro. Shumica prej këtyre shpenzimeve janë bërë për dreka.Zëvendëskryeministrja Emilija Redzepi ka shpenzuar 5,746 euro, derisa pjesa më e madhe e tyre kanë shkuar për karburante.Kabineti i Redzepit ka shpenzuar gjithsejtë 11,000 euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *