Në Komunën e Prizrenit, Testit të Arritshmërisë i nënshtrohen gjithsej 2083, nxënës të klasave të nënta.

Drejtoresha e DKA në Prizren Luljeta Veselaj Gutaj, nofton se sot, në Komunën e Prizrenit, Testit të Arritshmërisë do t’i nënshtrohen gjithsej 2083, nxënës të klasave të nënta. 1845 nxënës do ta zhvillojnë testin në gjuhën shqipe, 148 nxënës në gjuhën boshnjake dhe 93 nxënës në gjuhën turke. Kjo pasqyron karakterin shumëgjuhësh dhe gjithëpërfshirës të sistemit arsimor në komunën tonë. Mësimdhënësit dhe ekipet tona në gjithë Prizrenin janë në gatishmëri të plotë që ky proces të jetë sa më i mbarë .Suksese nxënësve,uron drejtotesha e DKA në Prizren Luljeta Veselaj Gutaj./QendraPress/