Në pjesën e parë të 2024 padyshim që do ta shohim një ndryshim te ndjeshëm demografi- Besnik Krasniqi,kryetar i degës së AAK-së-Prizren

Në pjesën e parë të 2024 padyshim që do ta shohim një ndryshim te ndjeshëm demografi- Besnik Krasniqi,kryetar i degës së AAK-së-Prizren

                                Kosova para globalizmit dhe formësimit të shtetësisë Si shtet i ri ne formësim dhe ndër të fundit në botë, Kosova po mundohet ti bëjë ballë ndryshimeve të mëdha gjeopolitike. Duke qenë ende në fazën e konsolidimit padyshim që faktori politik duhet bërë një trup i vetëm kur bëhet fjalë tek rritja dhe ruajtja e popullsisë, krejt kjo duhet ta bashkojë faktorin politik ne funksion te krijimit të kushteve sa më të favorshme për zhvillimin e jetës socio-ekonomike të të gjithë qytetarëve. Ne kontestin e zhvillimit ekonomik, ruajtjes dhe zhvillimit te popullsisë, politikat tona ekonomike duhen zhvilluar ne konceptin e Globalizmit si kundërpeshë e Globalizmit i cili po i shkatërron gradualisht vendet e vogla e sidomos ato ne zhvillim siç është rasti me Republikën e Kosovës. Ne pjesën e pare te 2024 padyshim qe do ta shohim një ndryshim te ndjeshëm demografik, i cili pritet te jete tek 100.000 qytetare te cilët ne fillim do te tentojnë te lëvizin drejt vendeve te BE, por kjo ne fazën e mëvonshme pritet te stabilizohet, dhe krejt ne fund do te përkthehet ne rritje ekonomike te vendit, sidomos ne rritje te remitencave. Rajoni ne tërësi e ne veçanti Republika e Kosovës janë të brishta karshi krejt këtyre zhvillimeve te kësaj epoke, e vetmja mënyre për ta zbutur te gjithë këtë mbetet qe te punohet ne ngritjen e besimit ne politiken Kosovare e me theks te veçante ngritjen e besimit te qytetareve karshi politikave zhvillimore ekonomike, gjë te cilën qeveria aktuale siç po duket nuk e ka prioritet. Vet fakti i suficitit te madh me rreth 700milion € të pa shpenzuara në vit në investime kapitale që nga fillimi i punës të kësaj qeverie na jep sinjale të qarta që kjo qeveri nuk e ka prioritet zhvillimin ekonomik e infrastrukturor të vendit. Liberalizimi i vizave nga qytetaret e Republikës duhet të merret si atdhedashuri për vendin, si dhe motiv për ta zhvilluar e forcuar ekonominë, për ta forcuar shtetin. Është më se e domosdoshme që të gjithë se bashku ti mbesim besnik shtetit tonë, ti ruajmë e ti zhvillojmë trojet e te pareve, troje këto për te cilat u flijuan gjenerata të tera. /www.qendrapress.com/