Në Prizren i nënshtrohen 1952 maturantë tekstit të maturës pohon drejtoresha Luljeta Veselaj Gutaj

Organizuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës m sot u mbatë Testi i Maturës Shtetërore 2026. Në afatin e parë, në nivel vendi marrin pjesë 19,514 nxënës në 152 qendra të testimit në të gjithë vendin.
Procesi i testimit do të administrohet nga 1,360 administrues dhe 750 kryetarë e anëtarë të komisioneve. Testi do të fillojë në orën 10:00 dhe do të përfundojë në orën 12:30.
Drejtoresha Luljeta Veselaj Gutaj me këtë rast për Rtv ‘’Besa’’ ka potencuar se në Komunën e Prizrenit këtij testi të maturës i janë nënshtruar gjithsejt 1952 maturantë. Nga këtë janë shqiptar 1734 maturantë 118 boshnjakë dhe 100 turqë, . Ajp tha se gjithçka kashkuar pa asnjë problem dhe ka qenë në rregull.
Testi i Maturës Shtetërore 2026, zhvillohet brenda një dite për të gjitha lëndët dhe për të gjithë kandidatët. Testi përmban 100 kërkesa, përkatësisht nga 25 kërkesa për secilën prej katër lëndëve: gjuhën amtare, gjuhën angleze, matematikën dhe një lëndë zgjedhore të përzgjedhur nga vetë kandidati/ja. Edhe këtë herë posedimi i telefonave mobilë dhe i çdo pajisjeje tjetër elektronike gjatë testimit ishte rreptësisht i ndaluar./QendraPress/