Në QKUK, këmbësori i mitur nga Zhuri, i cili u aksidentua më heret sot, ka ndërruar jetë .

Zëdhënësi i Policisë Rajonale në Prizren Toger Shaqir Bytyçi, njofton se sot, më 7.06.2026, rreth orës 14:08, kemi pranuar informacion nga QKUK se këmbësori i mitur, i lindur në dhjetor të vitit 2018, me banim në fshatin Zhur, i cili ishte lënduar rëndë në një aksident trafiku me datën 27.05.2026, në cilësinë e këmbësorit, ka ndërruar jetë në QKUK në Prishtinë. Pas pranimit të këtij informacioni është njoftuar Prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion/autopsi./QendraPress/