Në shenjë nderimi kur të vlerësojnë -Plaku Nexhemedin Berisha tani e 36 vite në shërbim të pastërtisë.

0

                                   Këtë shkrim e kam botuar në ‘’Kosova  sot ‘’ që me ,12 prill 2015…
         Pastërtia e Prizrenit ndër shekuj dihet se është ruajtur,ngase që në shekullin e XVI, qyteti thuhet se ka pasur jo më pak se shtatë jaze/vija uji/. Ku banorët e këtij qyteti kanë ruajtur pastërtinë e bashkë me pastërtinë edhe florën e faunën e shumtë. Pastaj  kushtet e jetës kanë ndryshuar shumëçka, por pastërtinë  ky qytet e kishte bërë një traditë. Sepse secila  familje e Prizrenit  pos pastrimit të oborrit e pastronte edhe rrugën e kështu ruhej pastërtia e këtij qyteti. Por,tani a ka forma e mundësi që ky qytet të  ruajë  këtë epitet. të hershëm .Në Prizren është bërë traditë që të mbillen 300 lule,pastaj edhe 300 fidane të mbëltohen. Por, pastërtia e Prizrenit ndoshta për shkak të rrethanave nuk është ashtu siç mund të mendohet, por  banorë e turistë të shumë që e vizitojnë këtë qytet e vlerësojnë si qytet të pastërtinë pos trashëgimisë së pasur që ka. Sot  për ne ishte edhe një referencë  e  disa  vizitorëve tyë huaj të këtij qyteti derisa e panë Nexhemendin Berishën një punëtorë të moshuar që me një kali ai bartë disa mbeturina të,mbeldhur rreth xhamisë së Sinan Pashës në Prizren. Ai tregon për mikrofonin tonë se këtë punën e kryen tani e 36 vite. Komuna e Prizrenit përpos që e paguan këtë punëtorë dhe e mbanë kalin e tij që në ato rrugë të lagjes”Nënkala” pastaj rreth xhamive aty ku ka nevojë  të mbledhë mbeturinat e ti bartë deri në kontanjere  përkatëse.Megjithëate është rast i rrallë që njeriu të ketë angazhim gjatë tërë ditës dhe me  kali të bartë mbeturina  për  të krijuar ambient të pastër për prizrenasit.

Q.THAÇI

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *