Në SHKA’’Agimi’’ në Prizren, u promovua libri’’Dukuri fenomenale Kulturore – Profile Krijuese ‘’ me autor Esat Ruka.

            Të premten në SHKA’’Agimi’’ në Prizren, në praninë e  një numri të madh intelektualësh  u promovua libri’’Dukuri fenomenale Kulturore  Profile Krijuese ‘’ me autor Esat Ruka. Për librin Prof dr.Zymer Neziri, dhe Dr. Behar Arllati etnomuzikolog folën   aspekte profesionale për këtë vepër madhore që  e ka bërë i madhi i artit dhe njeriu që  gjithë jetën ia kushtoi folklorit e muzikës  atdhetare. Kurse  të  pranishmit  i ka përshëndetur edhe  kryetari i nderit  të SHKA’’Agimi’’ Kadri Skeja  i cili me këtë rast ka folur  edhe  për  faktin se  jo rastësisht sot  po promovohet  ky libër  këtu. Por edhe për faktin se  iniciator i  u festivali ‘’Na bashkon kënga  popullore’’  është  pikërisht i madh i muzikës  Esat Ruka.. Kurse për  figurën madhore të  Esat Ruka  ka  folur edhe prof Dr  Sedat Kuçi  i cili  tha se  vepra e te madhit Esat Ruka është  ajo më madhorja që  sot në nderoi Prizrenin. Përderisa  vete  Esat Ruka  mjaft i emocionuar  tha se  njeriu i parë që më  foli për  folklorin e këngët atdhetare  është im at, ai kishte pasur fatin të ishte i rreshtuar karshi rapsodëve të Kosovës  , Ai më thoshte se atdhetaria është pikërisht në Kosovë……’’ tha mes tjerash  Esat Ruka./www.qendrapress.com/