“Nëse pas fillimit të vitit shkollor përshkallëzohet situata me COVID-19, mësimi do të ndërpritet”

0

           Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, ka thënë se në rast se situata me koronavirus në Kosovë përshkallëzohet, procesi mësimor që mund të fillojë në shtator do të ndërpritet.

“Duhet të kemi kujdes që t’i ruajmë nxënësit tanë. Shkollat duhet të ajrosen dhe dezinfektohen. Në momentin që situata me COVID-19 përshkallëzohet ne do të marrim vendim për ndërprerje të mësimit”, ka thënë ai.

Sipas tij, hapja e institucioneve arsimore duhet të bëhet me kujdes.

“Hapja e institucioneve arsimore duhet të bëhet me kujdes. Kemi takuar ministrin Ramë Likaj dhe ne jemi skeptik, ngase i kemi thënë ministrit se kjo çështje është e ndjeshme sepse kërkon angazhim edhe të Kuvendit e Qeverisë për 1 mijë institucione”, ka thënë Jasharaj në Klan Kosova.

Jasharaj foli edhe për buxhetin për arsim, me ç’rast tha se Qeveria nuk ka bërë mirë që ka zvogëluar buxhetin.

“Qeveria nuk ka bërë mirë që e ka shkurtuar buxhetin për arsim sepse ky vit do të kërkojë angazhim shtesë. SBASHK-u nuk do të lejojë ngarkesë të madhe të mësimdhënësve. Nëse shteti synon ta rrisë normën ne do të reagojmë”, ka thënë tutje ai

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *