Nga 236 kutia votimi në Prizren janë numëruar mbi 202 kutia sonte ose nesër paradite numërohen të gjitha

Në Qendrën e numërimit të votave për kandidatët e komunës së Prizrenit në Qendrën sportive sipas përgjegjësit të KKZ-së Nysret Bytyçi prej 236 kutive të votave të 9 shkurtit 2025 vetëm edhe 34 kutia janë pa numëruar , prandaj sonte vone e me së largu nesër paradite numërohen të gjitha këto kutia. Kurse sipas listave të kandidatëve tashmë të botuara pa votat e diasporës ulësen për deputetë supozohet deri tani e kanë fituar nga LVV Hajrullah Çeku me 21.369 vota.
Haxhi Avdyli me 18,187 vota,
Arbër Rexhaj 16,187 vota dhe
Artan Abrashi me 11 .686 vota.
Nga Partia Demokratike e Kosovës, deri më tani është Nait Hasani me 21,243 vota.
Nga LDK-ka deri më tani ulësen e deputetit e ka siguruar Anton Çuni me 21 447 vota.
Por krahas këtyre padyshim se ulësen e deputetit e fitojnë edhe disa deputetë nga partitë tjera të komuniteteve .